United heq dorë nga Sancho, ky është zëvendësuesi i tij

Manchester United është përsëri i interesuar për të dëbuarin e Interit, Ivan Perisic, i cili shihet si një alternativë më e lirë për Jadon Sancho e Borussia Dortmundit.

Skuadra e Old Trafford kishte shënjestruar në mënyrë të përsëritur Perisicin kur Jose Mourinho ishte në krye të ekipit, por nuk mund të binin dakord për kushtet me klubin italian.

Në vend të kësaj, kroati shkoi në Bayern Mynih si huazim, duke i ndihmuar ata të fitojnë tripletën, përfshirë Ligën e Kampionëve, por gjermanët nuk e aktivizuan opsionin e tyre për të blerë lojtarin.

Tani, sipas gazetës The Telegraph, Manchester Unitedi po përpiqet të marrë Sanchon nga Borussia Dortmund dhe po shikon mundësi të tjera, përfshirë Perisicin.

31-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe çmimi i tij është ulur ndjeshëm, pasi sillet rreth 20 milionë euro.

Kjo shifër do të ishte dukshëm më e lirë se anglezi Sancho, i cili do të kushtonte mbi 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *