United heq dorë nga Sancho, fillon interesimin për yllin e Bayernit

Manchester United raportohet se ka hequr dorë përfundimisht nga transferimin i Jadon Sanchos.

Ylli i Borussia Dortmundit ishte i lidhur me një kalim në ‘Old Trafford’ gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, por çmimi i lartë i lojtarit bëri që një lëvizje e tillë mos të ndodhë.

Mediat angleze shkruajnë se ‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë hequr dorë nga Sancho dhe kanë filluar interesimin për Kingsley Comanin.

Reprezentuesi francez ka edhe dy vite kontratë të vlefshme me kampionin gjerman, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *