UFC 247: Lewis i fortë për Ilir Latifin – mposhtet kosovari

Në vendlindjen e tij, në Houston, Lewis i ka dhënë një mësim të mirë luftëtarit kosovar, Latifi, shkruan lajmi.net.

Lewis arriti ta mposhte Latifin me vendimin unanim të jurisë, në ‘Toyota Center’, gjatë së shtunës mbrëma.

Amerikani ishte shumë kreativ dhe dinamik me sulmet e tij kundër Latifit, të cilave kosovari nuk iu bëri ballë më së miri.

Lewis pati disa sulme të njëpasnjëshme në minutën e fundit të duelit, dhe në fund juria vendosi unanimisht për fitoren e tij. Të tre shënuan 29-28 në favor të amerikanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *