UEFA ka publikuar listën me top 10 klubet më të mira në Evropë për momentin bazuar në renditjen e koeficientëve të tyre.
Është e drejtë të thuhet se renditja ka hutuar shumë tifozë të futbollit – veçanërisht për shkak të faktit se Real Madridi, kampioni në fuqi i Evropës, e gjen veten të gjashtin në listë.
Ndërkohë, Bayern Munich është rrëzuar nga vendi i parë nga Manchester City.
10 klubet më të mira të UEFA-s (Bazuar në koeficientin pesëvjeçar):
1# (+1 ndryshim nga viti i kaluar) Man City (ENG) 131.000
2# (-1) Bayern (GER) 130.000
3# (=) Liverpool (ENG) 123.000
4# (=) Chelsea (ENG) 123.000
5# (+1) Paris Saint-Germain (FRA) 112.000
6# (-1) Real Madrid (ESP) 110.000
7# (=) Barcelona (ESP) 98.000
8# (+1) Man United (ENG) 97.000
9# (-1) Juventus (ITA) 90.000
10# Ajax (NED) 89.000
E habitshme, ndoshta. Por, është Real Madridi poshtë në pozitën e gjashtë – pavarësisht se fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e UEFA-s – kjo ka habitur shumë në mediat sociale.
Megjithatë, siç thekson Euan McTear, Real Madridi është i gjashti sepse renditja përfshin gjithashtu sezonet 2018-19 dhe 2019-20 – kur gjigantët spanjollë u eliminuan nga Liga e Kampionëve në raundin e 16-të.
Si llogariten koeficientët e UEFA-s?
Një artikull i vitit 2018, i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s , thotë: “Koeficientët e klubeve bazohen në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në pesë sezonet e mëparshme të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Renditjet përcaktojnë se si do të vendoset secili klub në shortet përkatëse të garave të UEFA-s”.
Bëhet më e ndërlikuar me pikët që u jepen skuadrave që përparojnë në garat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
UEFA ka emëruar gjithashtu ligat me renditjen më të mirë – përsëri, bazuar në pesë vitet e mëparshme.
Anglia është ende në krye pasi e rrëzoi Spanjën nga vendi i parë 12 muaj më parë.
Këtu është Top 10-ja aktuale:
1# (=) Anglia 103.141
2# (=) Spanja 88.855
3# (+1) Gjermania 79.106
4# (-1) Italia 71.497
5# (=) Franca 59.497
6# (+1) Hollanda 56.700
7# (-1) Portugalia 53.716
8# *Belgjika 38.600
9# (=) Skocia 36.400
10# (-2) Austria 33.600. /Telegrafi/