UEFA përfshinë Kosovën në listën e kufizimeve para shortit të Euro 2024

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe tani ekipet kombëtare janë duke pritur shortin kualifikues.

Shorti për grupet e kualifikimeve për në Euro 2024 do të tërhiqet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë.

Në këtë short do të marrin pjesë 53 ekipe kombëtare nga Evropa ku do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e mundshëm dhe pjesë e këtij shorti do të jenë edhe Kosova dhe Shqipëria, transmeton KosovaPress.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë,, UEFA, ka shpalosur disa kufizime që do të jenë në prag të shortit për disa shtete, në mesin e të cilave është përfshirë edhe Kosova.

Në fakt, UEFA ka vendosur tre kufizime ku disa shtete nuk do të mund të përballen mes vete për arsye politike.

Kosova në këtë rast nuk do të mund të shortohet në grup me shtete si Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për të shmangur çdo konflikt të mundshëm pasi këto dy shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përplasjet e ndaluara janë:

Armeni-Azerbajxhan, Bjellorusi-Ukrainë, Gjibraltar-Spanjë, Kosovë- Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *