Kosova sonte fitoi 1-0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Goli është regjistruar zyrtarisht në llogari të Vedat Muriqit.
Faqja zyrtare e UEFA-s fillimisht e regjistroi si autogol të Kocholavas por pas ndeshjes e ka ndryshuar autorin e golit.
Vedat Muriqi tani ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje me Kosovën.