Shqipëria kthehet kokëulur nga Polonia, humbet me rezultat 4-1

Shqipëria ka humbur sonte në Varshavë të Polonisë me rezultat 3-1. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1. Fillimisht shënoi Lewandowski (13) për Poloninë për të barazuar Çikalleshi (25). Golat Buksas (44), Grzegorz Krzychowiak (54) dhe Linetty (89) ia dhanë fitoren Polonisë

Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë në Varshavë sonte por që ka humbur me rezultat 4-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Shqipërinë, të cilët disa herë rrezikuan portën e polakëve.

Megjithatë, sulmuesi i njohur Robert Lewandowski do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 13-të. Ishte një gol i bukur i Lewandowskit me kokë pas një krosimi që u bë nga Glik.

Pas pësimit të golit, Shqipëria filloi që të sulmoi dhe ishin shumë më të mirë se sa Polonia.

Këto sulme ju shpaguan pasi që në minutën e 25-të Klaus Gjasula krosoi dhe gjeti shumë mirë në zonë Sokol Çikalleshin. Ky arriti që të dribloi dhe me të majtën e tij të shënoi një gol të bukur.

Shqipëria pati edhe disa mundësi të tjera për shënim sidomos në minutën e 32-të ku Rey Manaj depërtoi mirë në zonë por duke e goditur topin atë ia largon nga këmba mbrojtësit e Polonisë.

Por, Shqipëria nuk arriti që ta ruajë qetësinë në fund të pjesës së parë, kështu që pësuan gol. Kjo pasi që sulmuesi Butka u shkëput përsëri lart dhe shënoi gol me kokë në minutën e 44-të.

Pjesën e dytë Polonia e nisi shumë më mirë!

Kjo ju shpërblye që në minutat e parë të saj. Një depërtim vetanak i Robert Lewandowskit në krahun e djathtë bëri që ai të kaloi Xhimshitin, Kumbullën dhe në fund Berishën për të pasuar të Krzychowiak i cili nuk e pati vështirë për të shënuar në portën e thatë të Berishës.

Pas pësimit të golit të tretë Shqipëria vazhdimisht sulmonte. Ata patën mundësi që të ngushtojnë epërsinë në minutën e 72-të, por edhe në fund të ndeshjes por që shumicën e herëve ishin edhe të pafat në përpjekjet e tyre.

Por, kur nuk shfrytëzon mundësitë për shënim normalisht atëherë pëson.

Kështu që, në minutën e 89-të për polakët golin e katërt do ta shënonte Linetty për t’i dhënë vulë fituesit të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Polonia ngritët në vendin e dytë me 7 pikë, derisa Hungaria lëvizë në një vend më poshtë. Shqipëria ka zbritur në një vend më poshtë, nga vendi i tretë në të katërtin dhe ka gjashtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *