Turpërohet Werderi i Milot Rashicës – ky është vlerësimi për kosovarin

Werder Bremeni i Milot Rashicës ka pësuar disfatë të thellë dhe turpëruese në shtëpi, me rezultat 0:3 nga Hoffenheimi.

Skuadra e Rachicës u mposht 0:3 në takimin e xhiros së 19-të të Bundesligës, të zhvilluar në ‘Westerstadion’, transmeton Insporti.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte titullar dhe e zhvilloi gjithë takimin, por nuk arriti që të lërë gjurmë në këtë përballje.

Werderi ndodhet në zonën e rrezikut, që dërgon në rënie në ligën e dytë. Werderi ka 17 pikë gjithsej dhe ndodhet në pozitën e 16-të, sipër vetëm Paderbornit dhe Fortuna Dusseldorfit.

Rashica në këtë përballje ishte më i miri te skuadra e drejtuar nga Florian Kohfeldt, duke marrë vlerësimin 7.7 për paraqitjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *