Tuchel në konferencë i drejtohet gazetares: Mos jeni në zyre me Zidanen?

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel, ka mbajtur konferencë për media para gjysmëfinales me Real Madridin në Champions League.

Ai ka konfirmuar se të gjithë futbollistë do të jenë në dispozicion përpos mesfushorit Mateo Kovacic.

Gjatë konferencës ndodhi një moment komik.

Deri sa një gazetare po bënte pyetje përmes platformës ‘Zoom’, duke kërkuar informacione të detajuara nga Tuchel rreth formacionit, gjermani iu përgjigj “Mos je me Zidanen në zyre? Jo më vjen keq por nuk mund të ndihmojë në këtë pyetje”.

Ndeshja Chelsea – Real Madrid zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

Rrethi i parë gjysmëfinal kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *