Mesfushori francez, N’Golo Kante do të mungojë për Chelsean në përballjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel në konferencë për gazetarë.
Kante ndodhet në izolim për shkak se rezultoi pozitiv me koronavirus.
Duke para rëndësinë e Kantes në fushë, mungesa e tij do të jetë e madhe për kampionët evropian ndaj gjigantit italian.
? BREAKING ?
❌ Thomas Tuchel has confirmed N’Golo Kante has tested positive for Covid and is isolating which means he will miss the game against Juventus tomorrow
❌ Christian Pulisic, Mason Mount, Reece James are all injured and will also miss tomorrow's game pic.twitter.com/2XVOVtDQpW
— Football Daily (@footballdaily) September 28, 2021
Kujtojmë se edhe “Zonja e Vjetër” do të ketë mungesa siç është ajo e Dybalas e Moratës.
Juventusi dhe Chelsea do të jetë ballë për ballë të mërkurën në stadiumin “Allianz” në Torino.