Përcaktohet koha e riaftësimit të Granit Xhakës pas këputjes së ligamenteve

Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës.

Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit.

29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh.

Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *