Tre lojtarët që pritet të largohen nga Chelsea

Kampioni i Evropës po synon për përforcime të mëtejshme.

Por, për të ardhur “gjak” i ri, të vjetrit duhet të largohen, përcjell Gazeta Express.

Olivier Giroud ka të ngjarë të largohet nga Stamford Bridge këtë verë dhe është afër marrëveshjes për një lëvizje në AC Milan.

Chelsea gjithashtu është i përgatitur të dëgjojë ofertat për Tammy Abraham dhe Emerson Palmieri.

Në qendër të sulmit, Chelsea ka në “radarin” e tyre dy futbollistët Romelu Lukaku dhe Erling Haaland.

Për ta shitur reprezentuesin belg, Interi po kërkon 100 milionë euro. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *