Transferim i papritur i Bales, viziton qendrën stërvitore të klubit të njohur anglez

Gareth Bale la një herë e mirë Real Madridin dhe tani është në kërkim të një aventure të re.

Të shumta janë hipotezat, edhe pse jemi vetëm në fundin e qershorit.

Sipas Wales Online, sulmuesi anësor ka vizituar këtë mëngjes qendrën stërvitore të Cardiff City-t dhe ka zhvilluar bisedime me trajnerin Steve Morison.

Natyrisht, skuadra e ChampionShip i intereson shumë futbollistit dhe mund të kemi të reja në ditët në vijim.

Një ide që po qarkullon së fundmi duket e çmendur. Gareth Bale po mendon largimin nga futbolli, për t’u futur botës së trajningut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *