Lënia në stol e sulmuesit brazilian Lucas Paqueta në ndeshjen që Milani fitoi 3-2 ndaj Udinese (fundjavën e kaluar) ka krijuar probleme shëndetësore të lojtari.
Sipas “La Republica”, 22-vjeçari ka kaluar momente paniku dhe ankthi.
Për këtë arsye, fillimisht ai është vizituar nga stafi mjekësor i Milanit, menjëherë pas ndeshjes, në mjediset e stadiumit “San Siro” dhe më pas është dërguar në një klinikë të specializuar në Milano për kontroll më të detajuar.
Sipas mjekëve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, thjesht tension nervor për lojtarin, që më pas është rikthyer në shtëpi.
Prej kohësh Paqueta ka përfunduar në stol dhe duket se kjo situatë nuk i ka pëlqyer brazilianit, që po ndjen makthe kur nuk luan.