Trajneri i Prishtinës: “E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e diciplinume dhe taktikisht shumë e fortë”

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, së bashku me kapitenin Lorik Boshnjaku, u paraqitën para mediave edhe pse në numër të vogël, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme për klubin kundër kampionit të Norvegjisë, FK Bodø/Glimt, në kuadër të UEFA Europa Conference League, raundi i tretë kualifikues ndeshja e parë, takim ky i cili do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Ramadani e ka pranuar se Prishtina do të ketë punë me një kundërshtar shumë të fortë, ne veçanti taktike, andaj do të kërkojnë të mësojnë sa më shumë nga ndeshjet e kaluara në këtë garë të re të UEFA-s.

“Skuadra kundërshtare është shumë e diciplinume dhe taktikisht e fortë, neve kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dijmë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash, ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”, tha ai.

Në anën tjetër, kapiteni Lorik Boshnjaku, siguroi se Prishtina do të tentojë të bëjë më të mirën dhe se për të vazhduar e shkruar historinë nevojitet atmosferë dhe skuadër e bashkuar, sipas tij kjo nuk i mungon Prishtinës pasi “atmosfera mbrenda grupit të futbollistëve është tejet e mirë dhe pozitive pas rezultateve të arritura në garat e Evropës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *