Trajneri i Feyenoordit flet pas ndeshjes, ja deklarata e tij për FC Dritën

Për trajnerin e Feyenoord, Arne Slot, dueli me FC Drita të enjten në mbrëmje për pak sa nuk përfundoi në një debakël.

Sipas tij, Guus Til përfundimisht parandaloi një turp duke ndihmuar Feyenoord të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi ai shënoi tre gola.

“Unë kurrë nuk kam parë më parë që ne të luanim me bazën dhe të jepnim kaq shumë shanse,” tha Slot, trajneri i Feyenoord pas ndeshjes.

“Ne i dhamë shumë mundësi skuadrës së Dritës dhe kjo nuk duhej të ndodhte.

“Por unë gjithashtu do të doja të përmendja se ata kanë bërë gjithçka që munden, me mbështetjen e publikut dhe një portier të shkëlqyeshëm që na mbajti në lojë disa herë,” përfundoi Slot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *