Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka zbuluar se kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është në rrezik të madh të humbet Kampionatin Evropian.
Southgate këto komente i bëri në konferencën para udhëtimit të Kombëtares së Anglisë drejt Shqipërisë, ku do ta zhvillojnë sfidën për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Henderson është optimist por ne duhet të shikojmë situatën kur ka një lëndim të kësaj natyre. Do të presim deri në fund” – deklaroi ai.
Mungesa e Hendersonit do të ishte një humbje shumë e madhe për Kombëtaren e Anglisë, duke qenë se në mesfushë opsionet e vetme janë Kalvin Phillips, Declan Rice, Jude Bellingham dhe Mason Mount.