La Kosovën për Shqipërinë, flet mbrojtësi Hajdin Salihu

Në kuadër të grumbullimit 10 ditor të Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, ditën e sotme në konferencë para mediave ka folur, Hajdin Salihu, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit.

Para mediave, mbrojtësi i talentuar është shfaqure i lumtur që është pjesë e kuqezinjve, teksa është shprehur se është pritur mirë në Kombëtaren U-21. Kujtojmë se në të kaluarën lojtari ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Kosovës.

Ftesa nga Kombëtarja: Ftesën e Kombëtares shqiptare e kam pritur shumë emocionalisht. Është kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Për mua është nder dhe krenari të vesh fanellën kuqezi. Besoj se çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr të vëshë fanellën shqiptare.

Niveli i grupit: Është një grup i mirë, djemtë më kanë pritur mjaft mirë. Jemi duke punuar dhe besoj se do i arrijmë objektivat së shpejti. Niveli i skuadrës është shumë i mirë. Djemtë janë lojtarë të mirë dhe të talentuar dhe besoj se do kemi rezultate shumë të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *