Spurs triumfuan me rezultat 2:1, me takimin që pati shumë dramë sidomos me teknologjinë e VAR-it.
Vendasit kaluan në epërsië shumë herët me anë të golit të Harry Kane (13’) nga penalltia.
Mirëpo, në gjysmën e dytë ishte Tariq Lamptey (56’) që baraspeshoi rezultatin. Por në aksionin e golit të mysafirëve, Hojbjerg u duk se ishte faulluar fillimisht, por çuditërisht gjyqtari vendosi që goli ishte i rregullt.
‘Shpëtimtari’ i Jose Mourinhos ishte Gareth Bale (73’), i cili tre minuta pas inkuadrimit në fushë realizoi golin e parë në Premierligë pas shtatë vite e pesë muaj, çka doli të jetë vendimtar në sfidën e sontme.
Tottenham ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, kurse Brighton pavarësisht paraqitjeve të mira kundër skuadrave të mëdha, mbetet në kuotën e pesë pikëve në pozitën e 16-të. /Lajmi.net/