Sipas gazetës së njohur turke Askam, Tottenham Hotspur është duke përgatitur ofertën e dytë për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.
Me Harry Kane të lënduar deri në fund të prillit, Jose Mourinho po kërkon me ngulm një sulmues tipik dhe Muriqi i përshtatet profilit.
Ishte raportuar për një ofertë më herët gjatë muajit, por e cila ishte refuzuar pasi nuk kishte plotësuar dëshirat financiare të Fenerbahçes.
Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik ku ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në Superligen turke.