Shaqiri te Roma? Vjen reagimi i Jurgen Klopp

Xherdan Shaqiri-Liverpool

Jurgen Klopp ka insistuar se Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpool këtë muaj.

Zvicerani ka luajtur vetëm tri ndeshje nga minuta e parë këtë sezon, dhe është përfolur për një huazim te Roma ose Sevilla. Tani vjen reagimi i trajnerit të tij Jurgen Klopp.

“Gjatë shumicës së kohës në dhjetor kemi pasur një stol të mbushur me fëmijë, ata ishin të mrekullueshëm, por mbeten fëmijë.

Pra si mund të mendojmë për të shitur një lojtar? Duhet t’i mbajmë në rast se na vjen ndonjë situatë e caktuar neve, jo për të ndihmuar klubet e tjera. Ne nuk kemi asnjë qëllim për ta lejuar të largohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *