Topi shumë i kritikuar i vitit 2010 zgjidhet si më i miri i të gjitha kohërave për Kupën e Botës

Topi famëkeq Jabulani që u kritikua shumë në turneun e vitit 2010 në Afrikën e Jugut është votuar si topi më i mirë i Kupës së Botës të të gjitha kohërave.

Trajektorja e paparashikueshme dhe dizajni unik lanë shumë portierë në gjendje paniku në atë kohë.

“Topi i ri nuk është i denjë, jo vetëm për portierët, por për të gjithë. Trajektorja e tij është e paparashikueshme” tha ish-lojtari i Italisë Gigi Buffon përpara fillimit të turneut.

Legjenda e Spanjës, Iker Casillas ishte gjithashtu kritik ndaj Jabulanëve, duke thënë: “Është pak e trishtueshme që në një kompeticion kaq të madh si Kupa e Botës të kesh një top kaq të dobët. Nuk ankohen vetëm portierët, por edhe lojtarët jashtë fushës”

Edhe lojtarët jashtë fushës tërbuan për dizajnin. Ish-sulmuesi i Italisë, Giampaolo Pazzini tha: “Është një katastrofë. Lëviz kaq shumë dhe e bën të vështirë kontrollin. Ju hidheni për të arritur topin nga krosimi dhe papritmas topi do të lëvizë do e humbni rastin”.

Pavarësisht urrejtjes së plotë të topit mes profesionistëve, megjithatë, mijëra audiencë të SPORTbible besojnë se Jabulani i përdorur në Kupën e Botës 2010 është më i madhi i të gjitha kohërave.

Jabulani ka mposhtur topat e famshëm si “Fevernova” (2002), “+Teamgeist” (2006) dhe “Tango Espana” (1982), në sondazhin e SPORTbible.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *