Top-transferimi i Llapit lëndohet rëndë para sezonit të ri

Top-transferimi i verës, Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.

Gazeta Olle mëson që ai ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.

Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.

Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.

Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.

Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *