Top-transferimi i verës, Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.
Gazeta Olle mëson që ai ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.
Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.
Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.
Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.
Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj.