Tifozët e Trabzonsporit të çmendur, ia bëjnë 3 milionë komente një lojtari për t’u rikthyer në ekip

Futbolli turk nuk njihet për kualitet të madh por tifozët në Turqi janë tejet të flaktë.

Këtë e dëshmon edhe veprimi i fundit i tifozëve të klubit, Trabzonspor.

Ata i kanë bërë mbi 3 milionë e 200 mijë komente në një postim të futbollistit, Alexander Sorloth.

Në komente, ata kanë kërkuar që Sorloth të rikthehet përsëri në Trabzon. Duke parë komentet e shumta, futbollisti norvegjez ka kërkuar nga tifozët që të ndalen së komentuari.

“Përshëndetje tifozë të Trabzonsporit, e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen tuaj por ju lutem ndaluni së thirruri mua dhe së dërguari mesazhe. Po ma bëni jetën shumë stresuese. Mjaft është mjaft”, u shprehë ai me anë të një postimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *