Futbolli turk nuk njihet për kualitet të madh por tifozët në Turqi janë tejet të flaktë.
Këtë e dëshmon edhe veprimi i fundit i tifozëve të klubit, Trabzonspor.
Ata i kanë bërë mbi 3 milionë e 200 mijë komente në një postim të futbollistit, Alexander Sorloth.
Në komente, ata kanë kërkuar që Sorloth të rikthehet përsëri në Trabzon. Duke parë komentet e shumta, futbollisti norvegjez ka kërkuar nga tifozët që të ndalen së komentuari.
“Përshëndetje tifozë të Trabzonsporit, e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen tuaj por ju lutem ndaluni së thirruri mua dhe së dërguari mesazhe. Po ma bëni jetën shumë stresuese. Mjaft është mjaft”, u shprehë ai me anë të një postimi.