Tifozët e Sparta Pragës e provokuan Xherdan Shaqirin me pankarta që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.

Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.

Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.

Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.

Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *