Tifozët e Liverpoolit shpresojnë tek ai, Gerrard flet para duelit vendimtar me Manchester Cityn

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Aston Villas pritet të jetë vendimtare sa i përket titullit të Premierligës.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të sezonit 2021/22 do të zhvillohen të dielën nga ora `17:00, kurse Manchester Cityt i duhet fitorja ndaj Aston Villas, për t’u shpallur kampion.

Por, trajner i Aston Villas është Steven Gerrard, i cili ishte kapiten i Liverpoolit për shumë vite.

Ai nuk arriti ta fitonte asnjëherë titullin e Premierligës si lojtar, por mund ta bëjë këtë si trajner i Aston Villas, nëse arrin ta ndal Cityn.

“Si trajner i Aston Villas, nuk jam i lidhur me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e Premier League, por ne duam të fitojmë që ta mbyllim mirë sezonin”, u shpreh Gerrard.

Kujtojmë se në po atë orë, Liverpooli do të përballet me Wolves, por që gjithçka do të varet nga ndeshja Man City – Aston Villa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *