‘The Sun’ zbulon skandalin, dy futbollistë të Manchester United u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin

Manchester United po shkon nga e keqja në më keq dhe, sipas The Sun, dy lojtarë të ekipit të parë, identiteti i të cilëve nuk u zbulua nga gazeta, u përfshinë në sulme në fund të seancës stërvitore të së enjtes në Carrington.

Futbollistët e tjerë të skuadrës u “tronditën” nga skena e rrahjes dhe lojtarët e lartpërmendur duhej të ndaheshin, duke e detyruar Ralf Rangnick të përfundonte stërvitjen më herët se sa pritej.

Sezoni 2021/2022 për djajtë e kuq ishte një zhgënjim i vërtetë, me shtypin anglez që gjithmonë e përforconte mungesën e unitetit në dhomën e zhveshjes dhe lidhjen me Ralf Rangnick, trajneri i përkohshëm që siguroi kalimin midis Solskjaer dhe Erik ten Hag tashmë të shpallur.

Në këtë pikë, Manchester United renditet i 6-ti në Premier League, duke mos pasur gjasa për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *