Ter Stegen tregon sulmuesin të cilit i frikësohet më shumë

Marc Andre Ter Stegen, portier i Barcelonës, ka dhënë një intervistë interesante për Mundo Deportivon. Gjermani ka folur për rolin e tij, por edhe për kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierë.

“Roli që më pëlqen më shumë në fushë? Sinqerisht, asnjë. Jam i lumtur që jam portier, është e vërtetë se më pëlqen të luaj me këmbë, por nuk do ta ndryshoja pozicionin tim kurrë”, ka thënë Ter Stegen.

“Pritja më e mirë? Ajo e bërë në vitin kur fituam Champions League në Monaco”.

Në lidhje me kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur: “Aduriz është një lojtar që ka qenë shumë i vështirë në vitet e fundit, ka nuhatje për golin dhe di të lëvizë shumë mirë në zonën e rreptësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *