Tentoi të kopjojë Ibrahimovicin, sulmuesi italian “koritet” në internet

Një rast flagrant është humbur në futbollin rumun. Sfida e dy ekipeve të para të divizionit të dytë, Mioveni- U Craiova 1948 përfundoi në barazim pa gola, rezultatet që mban ekipi mik në vend të parë.

U Craiova 1948 pati një shans të artë për gjetur golin e avantazhit në minutën e 11-të të ndeshjes. Sulmuesi italian, Andrea Compagno mund të gjente golin e tretë sezonal, por kreu një gafë të pafalshme.

24-vjeçari mori një krosim nga goditja e këndit, por dërgoi topin jashtë nga fare pak metra portës. Compagno tentoi të shënonte si Ibrahimovic, por e bëri baltë dhe është kthyer në objekt tallje në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *