Tenisti austriak Dominic Thiem triumfon në US Open

Tenisti austriak Dominic Thiem dhe ajo japoneze Naomi Osaka janë fitues të grand slam të US Open 2020, turne që u zhvillua gjatë dy javëve të fundit në Nju Jork. Ky turne u zhvillua pa praninë e tifozëve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Thiem mundi 3-2 në finale gjermanin Alexander Zverev (2-6, 4-6, 6-4, 6-3, 7-6), një ndeshje maratonë, me shumë emocione dhe rivalitet.

Zverev fitoi dy setet e para dhe u duk sikur do të korrte një triumf të lehtë, por Thiem përmbysi gjithçka.

Pas barazimit 2-2 me sete, loja u bë dramatike në setin final, ku gjithçka u vendos në “tie break”. Për Thiem, ky është triumfi i parë në një grand slam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *