Presidenti i LaLigas i është kundërpërgjigjur shefit të PSG-së
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifit në një intervistë të fundit për MARCA ka bërë bujë, madje ka provokuar edhe një kundërpërgjigje nga Presidenti i LaLigës, Javier Tebas.
Tebas ka zgjedhur mediat sociale për t’ju kundërpërgjigjur disa komenteve që janë bërë nga shefi i PSG-së.
Shefi i La Ligas u “godit” pas një komenti të Al-Khelaifit i cili mbronte politikat e transfereve të klubit të tij dhe insistoi që ata nuk kanë nevojë të marrin mësime nga askush apo të flasim për liga tjera.
“Al-Khelaifi me të vërtetë është dikush tjetër”, cicëroi Tebas duke cituar një cicërim të Marcas me fjalët e Al-Khelaifit.
“Ai po na merr të gjithëve për budallenj (as ai nuk i beson gënjeshtrave të tij) dhe ai na paraqitet në MARCA duke na dhënë mësime me mendjemadhësi dhe arrogancë të një ‘pasaniku të ri’”.
“Rregullat nuk ekzistojnë për PSG. Ne do të vazhdojmë luftën për një futboll të qëndrueshëm, pa bërë hile”.