Tchouameni dhe Camavinga tallen keq me Kounden dhe Barcelonën

Aurelien Tchouameni beson se Real Madridi e shkatërroi Barcelonën në “El Clasicon” e zhvilluar më 16 tetor.

Derbi i rivalëve të vjetër, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, kishte përfunduar me rezultatin 3:1.

Pas afro dy javëve, Tchouameni dhe mesfushori tjetër i “Los Blancos”, Eduardo Camavinga, folën rreth asaj ndeshjeje.

Dy mesfushorët francezë ishin të ftuar në një emision, ku mes tjerash u pyeten rreth bashkëkombësit të tyre, Jules Kounde, i cili luan te Barcelona.

“Pra, Jules tani po luan për Barçën dhe ju për Realin. Keni luajtur kundër tij kohët e fundit apo jo?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Po, ne i shkatërruam ata”, u përgjigj duke qeshur Tchouameni, derisa Camavinga shtoi: “ Unë isha gati ta thosha, por ai e bëri” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *