Tanimë është zyrtare, Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Klubi i futbollit FC Feronikeli dhe kryetrajneri, Afrim Toverlani vazhdojnë që të rrugëtojnë se bashku së paku edhe vitin tjetër.

Toverlani iu bashkua Feronikelit pesë muaj më parë dhe puna e korrektesia e tij bëri qe presidenti Ramaj t’i ofroj kontratë të re.

Ramaj tha se e vlerëson shume Kryetrajnerin dhe është i lumtur për marrëveshjen e re.

Toverlani pasi që vulosi kontratën e re foli për faqen zyrtare të klubit.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit.

“Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa”, përfundoj Toverlani.

Vlen të theksohet se tri herë kampioni i Kosovës e përfundoi në pozitën e pestë këtë edicion me 47 pikë të grumbulluara pas 33 takimeve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *