Kombëtarja e Kosovës U21 do të luajë ndaj Anglisë në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinjë do të luajnë ndaj “Tre Luanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me katër shtator.
Këtë ndeshje do ta transmetojë televizioni publik i Kosovës RTK.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet brenda televizionit publik.
Ky takim do të luhet pa prezencën e shikueseve për shkak të masave të sigurisë ndaj pandemisë së coronavirusit./Insporti/