Fury mesazh Wilderit, kërcënon Joshuan

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se është gati të duelojë që këtë vit me Anthony Joshuan.

Fury pret që në dhjetor të këtij viti të zhvillojë sfidën e tretë ndaj Deontay Wilder, por ky i fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare. Në këtë sfidë, britaniku do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.

Gjithsesi, Fury ka deklaruar se nëse Wilder nuk është gati dëshiron të përballet me patriotin e tij Anthony Joshua, që mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Një sfidë e vështirë për t’u realizuar, pasi Joshua pret të duelojë ndaj Kubrat Pulev.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë Wilder, nuk është përgjigjur ende. Nëse sfida me Deontay nuk realizohet, atëherë në dhjetor le të organizojmë duelin me Joshua. Për mua s’ka problem, është një duel boksi si gjithë të tjerat. Unë jam gati. Mund të përballem me Joshua edhe sonte, do ta zhdëp me shkelma b*thës”, tha Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *