Skuadra e Shkupit ka shkuar tutje në fazën e dytë të UEFA Conference League.
Shkupi ka mposhtur Llapin me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ndeshja e sotme e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, por që nuk mjaftoi për ekipin kosovar.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit ishte shumë i nervozuar me referimin në këtë ndeshje.
“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës”, tha fillimisht Batatina ne RTK.
“Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen.”
“I takova disa persona të FFK, sot pashë refere më të dobet se referët tonë – nuk do të ankohem më tek referët e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po te ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri i dha kahje tjetër lojes”, përfundoi ai.