Llapi i jep fund ëndrrës evropiane, eliminohet nga Shkupi

Llapi është eliminuar nga garat në Conference League pasi është mposhtur nga Shkupi në rrethin e parë.

Llapi është mundur ta përmbysë epërsinë e Shkupit nga ndeshja e parë që u patë mbyllur me rezultat 2:0, por nuk ja arriti, duke luajtur baras në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë 1:1, për t’u eliminuar kështu me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Ademi ka shënuar për Shkupin, ndërsa Drilon Fazliu realizoi për Llapin, që njëherësh ishte goli i parë në histori të Llapit në arenën ndërkombëtare.

Të kujtojmë se Llapi nga minuta e 78-të, ka luajtur me një futbollistë më pak, pasi Beniamin Emini është përjashtuar me karton të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *