Tabela e Superligës pas fitores së Gjilanit dhe Dritës

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita arriti fitore 3 me 1 kundër Feronikelit, duke u rikthyer te fitorja dhe pozita e parë.

‘Intelektualët’ tani prinë në tabelën e Superligës me 68 pikë, një më shumë se Ballkani (67) që ka një ndeshje më pak.

Fitore në këtë raund ka shënuar ekipi i Ismet Munishit, SC Gjilan – të cilët mposhten me spektakël skuadrën e Arbnor Morinës, Arbërinë 3 me 4.

Me fitore, Gjilani mbetët në pozitën e katërt me 47 pikë, kurse Arbëria rrezikon rënien nga Superliga. Ata janë në vendin e parafundit me 33 pikë, dy më pak se Drenica (35) që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e tretë mes Trepçës ’89 dhe Besës u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.

Trepça me këtë barazim mbetët në pozitën e 6-të me 36 pikë, kurse Besa në pozitën e fundit me 12 pikë.

Nesër në Superligë zhvillohen dy ndeshje: Drenica – Ballkani dhe Llapi – Prishtina. Takimet nisin nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *