Tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme: Prishtina e pesta, Dukagjini vazhdon të mbetet në “zonën e kuqe”

Kanë përfunduar dy takimet e para të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka arritur të marrë një fitore me peshë në Superligën e Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur sot Feronikelin 2:0 në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Në anën tjetër, Dukagjini është ndalur në barazim nga Ulpiana në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini dhe Ulpiana ndan pikët pasi luajtën 1-1.

Prishtina vazhdon të mbetet në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, ndërkaq Dukagjini vazhdon të mbetet në “zonën e kuqe” me 16 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *