Surprizat nuk ndalen, klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.

Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyç, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.

Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *