BKT Superliga e Kosovës sot hap siparin e xhiros së 29 ku do të luhen tri ndeshje.
Të trija ndeshjet do të fillojnë në orën 14:00.
Drenica do ta presë Dukagjinin, Gjilani – Feronikelin dhe Malisheva – Ulpianën.
Drenica do të synojë të përfundojë sa më lart në tabelë, andaj fitorja ndaj Dukagjinit të vendit të 8 është e domosdoshme kur dihet se të dyja skuadrat ndahen nga njëra-tjetra për vetëm pesë pikë.
Në anën tjetër Gjilani pas fitores ndaj Drenicës do të tentojë të vazhdojë me të njëjtin avaz me qëllim të vetëm arritjen te tituli.
Kundërshtari i sotëm i gjilanasëve, Feronikeli, po kalon në një krizë të thellë të rezultateve dhe pritet që skuadra e Ismet Munishit të mos ketë telashe për t’i siguruar tri pikë.
Ndeshja tjetër, ajo në mes të Malishevës dhe Ulpianës, do të përcaktojë shumçka në lidhje me çështjën e mbijetesës në Superligë.