“Luftë” në të gjitha frontet, Manchester City sërish përballë Liverpoolit

Fundjavën e kaluar ishte një spektakël i vërtetë në “Etihad”, në 28 maj mund të jenë në finalen e Champions League nëse kalojnë spanjollët, ndërsa të shtunën do të jetë gjysmëfinalja e FA CUP në skenarin e jashtëzakonshëm të “Wembley”.

Është gjithmonë Manchester City kundër Liverpool, Pep Guardiola kundër Jurgen Klopp: dy formacione që janë në luftë për të fituar titullin në Premier League, janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions dhe do të përballen edhe një herë tjetër këtë të shtunë për të vendosur se cila prej tyre do të arrijë finalen e FA CUP.

Vërshëllima e fillimit të shtunën në orën 16:30 me super-sfidën elitare futbollit global që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në SuperSport. Natyrshëm që të gjithë të pasionuarit e futbollit në botë falënderojnë për një tjetër sfidë shkëndijash, dhe presin me entuziazëm të shijojnë një tjetër sfidë të jashtëzakonshme me spektaklin 2-2 mes dy skuadrave në “Etihad”, që justifikoi pritshmëritë, ku Manchester City kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me De Bruyne dhe pastaj me Gabriel Jesus, por më pas u rikuperua nga Diogo Jota në pjesën e parë dhe Mane në fillimin e të dytës.

Një barazim që e la ta pandryshuar distancën në krye të Premier League, ku Guardiola udhëheq kampionatin me me 74 pikë, ndërsa Klopp e ndjek me 73. 7 javë nga fundi është një garë mes tyre, duke marrë në konsideratë që Chelsea është shkëputur 12 pikë nga kreu.

Por Premier League nuk është i vetmi objektiv i të dy skuadrave. Tifozët e tyre ëndërrojnë dhe Champions League dhe sigurisht edhe kompeticioni më i vjetër futbollistik FA CUP.

Citizens këtu kanë fituar kundër Swindon Yoën, Fulham, Peterborough dhe Southampton, “The Reds” kanë mposhtur Shrewsbury, Cardiff, Norwich dhe Nottingham Forest. Kjo e së shtunës do të jetë sfida e tretë sezonale mes dy skuadrave pas barazimit 2-2 në Premier League.

Liverpul nuk ka gjetur suksesin kundër bluve në 5 takimet e fundit. Janë vetëm 3 precedentët e tyre në FA CUP, kompeticion ku gjithmonë kanë fituar të kuqtë, (4-0 në 1988, 4-2 në 2001 dhe 1-0 në 2003).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *