Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Gjilanit e Ballkanit

Superliga e Kosovës vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18 të këtij edicioni.

Të gjitha përballjet e sotme do të zhvillohen në të njëjtin orar, respektivisht me fillim nga ora 13:00, ku spikat derbi mes Gjilanit dhe kampionit aktual, Ballkanit.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë edhe Llapi e Prishtina, ku llapjanët kundërshtarë e kanë Malishevën, kurse Prishtina është mysafire e Trepçës ’89.

Momentalisht, tabelën e kryeson Drita me 38 pikë brenda 18 ndeshjeve, kurse në vendin e dytë gjendet Ballkani me 30 pikë përgjatë 14 ndeshjeve.

Top 4 e mbyllin Gjilani me 27 pikë nga 17 ndeshje, dhe Prishtina në kuotën e 23 pikëve, por me 16 ndeshje të zhvilluara.

Treshja e fundit të tabelës përbëhet nga Malisheva (17 ndeshje 18 pikë), Trepça ’89 (16 ndeshje 18 pikë) dhe Ferizaj (18 ndeshje 13 pikë).

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Gjilani – Ballkani

13:00 Malisheva – Llapi

13:00 Trepça ’89 – Prishtina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *