Sulmuesi shqiptar që luan në Turqi, braktis Maqedoninë e Veriut për Kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare është duke ulur moshën e lojtarëve që bëjnë pjesë në grumbullime. Ndër talentet e spikatur është edhe Arda Okan Kurtulan, sulmuesi anësor i Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.

19-vjeçari ka dalë nga moshat e Fenerbahce, duke luajtur edhe me ekipin e parë të gjigantëve të Turqisë.

Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e mosahve të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve një muaj më parë. Trajneri Alban Bushi ka kërkuar që lojtari të kontaktohet, me këtë të fundit që s’i ka harruar rrënjët shqiptare.

Lidhja me vendin tonë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. “Panorama Sport” njofton se sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, me FSHF që ka shpejtuar për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Duket se në grumbullimet e ardhshme për ekipet kombëtare do jetë pjesë edhe Arda Kurtulan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *