Sulmuesi shqiptar nënshkruan me Juventusin

Xhakomo Vrioni do të lërë Citadellan, ku është i huazuar nga Sampdoria dhe do të bëhet pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit. Bardhezinjtë kanë këmbëngulur vazhdimisht gjatë këtij afati kalimtar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe në fund kanë gjetur akordin me Sampdorian.

21-vjeçari do i kushtojë “Zonjës” plot katër milionë euro, shifër, që nuk do të derdhet në arkat e Sampdorias. E njëjta shifër do të konvertohet me tre talente të akademisë bardhezi: Erik Gerbi, Mateo Stropa dhe Nikolo Frankoforte, të cilët do të zhvendosen në radhët e skuadrës nga Xhenova për të finalizuar marrëveshjen me sulmuesin e Shqipërisë.

Pas këtij transferimi, Vrioni shndërrohet në sulmuesin, që është shitur për shifrën më të lartë në historinë e futbollit të Shqipërisë. Sulmuesi është ndarë me shokët e skuadrës te Citadella dhe është nisur drejt Torinos, ku do kryejë vizitat mjekësore e më pas do të zyrtarizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *