Ish ylli i Real Madridit lë futbollin në moshën 31 vjeçare

Fabio Coentrao ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 31 vjeçare. Duke folur për Monsaton Court, ai u shpreh “unë tani kam dalë në pension, nuk jam lojtar profesionist më”.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ishte folur për një mundësi të kalimit tek ekipi italian i Bolognas.

Kujtojmë që Fabio Coentrao nuk kishte klub në gjashtë muajt e fundit.

Fabio Coentrao kishte nisur karrierën në Rio Ave para transferimit në Benfica, klub në të cilin u afirmua si lojtar i nivelit të lartë. Paraqitjet në Benfica i mundësuan transferimi 30 milionë eurosh në Real Madrid, klub me të cilin luajti 3 sezone.

Pas Realit, Coentrao u huazua në Monaco deri sa u lëndua seriozisht. Në fund luajti edhe me Sportingun dhe Rio Aven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *