Luis Suarez u transferua nga Barcelona tek Atletico Madrid për vetëm 6 milionë euro.
Mënyra se si krerët e Barcelonës e larguan Suarezin nuk ishte shumë e mirë, pasi ky i fundit u shpreh i pakënaqur se si e morri vesh lajmin që nuk do të jetë pjesë e planeve të teknikut Koeman.
Sipas “ESPN” për të cilën 33 vjeçari nga Uruguai dha intervistë, ky i fundit u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si Barcelona e trajtoi atë.
“Çfarë bënë ata më ka lënduar mua dhe familjen time shumë. Mënyra dhe sjelljet e tyre nuk ishin korrekte. Koeman më kontaktoi përmes telefonit dhe më tha të gjeja një klub të ri pasi nuk isha më në planet e tij dhe kjo më ka lënduar shumë, jo fakti që nuk do isha më pjesë e Barcelonës por që të gjithë në klub e dinin madje edhe mediat, fakti që e kam kuptuar para 10 dite dhe askush nuk fliste për të,” tha Suarez.
“Tani jam lojtar i Atletico Madridit dhe jam i lumtur këtu, por nëse do shënoja gol ndaj Barcelonës nuk do çmendesha ose të festoja, vetëm do bëj me gisht nga dikush, ndoshta kuptohet,” shtoi Luis Suarez.
Suarez do ta ketë shansin e tij që të shënojë ndaj Barcelonës me datën 22 nëntor, ku Barcelona do të udhëtojë drejt “Wanda Metropolitanos” në ndeshjen ndaj Atletico Madridit e vlefshme kjo për pikë në La Liga.