Challandes pyetet nëse do të shkarkohet nga Kosova, trajneri thotë se i mban të gjitha përgjegjësitë

Bernard Challandes është deklaruar pas humbjes që Kosova pësoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1.

Trajneri i Përfaqësueses tonë ka thënë se në pjesën e parë bëmë një lojë të mirë, mirëpo i lejuam shumë hapësira maqedonasve të gola jonë.

“Trajneri është gjithmonë përgjegjës për humbjen. Pjesa e parë ishte e mirë edhe pse kishte një rezultat negativ”, ka thënë Challandes.

“Por, kjo ka një shpjegim. Ne i mundësuam Maqedonisë së Veriut që të ishte më e rrezikshme dhe mori përparësinë të ishte agresive”.

Challandes foli edhe për mundësinë e shkarkimit të tij nga Përfaqësuesja jonë.

“Përse të jap dorëheqje, a jemi ne Gjermania apo Italia? Nëse mendoni se Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë të dobëta, atëherë jeni gabim”.

“E di se kemi humbur disa takime së fundmi, mirëpo kemi humbur ndaj disa kundërshtare që janë shumë të fortë dhe që janë para nesh. Por, më herët askush nuk fliste për sukseset tona që kishim”.

“Ne duhet të punojmë më shumë për takimet e radhës dhe të mbajë kokën lartë dhe të fokusohemi në objektivat tona”, ka shtuar më tej trajneri helvetikë.

Kosova tani do të fokusohet në edicionin e dytë të ri të Ligës së Kombeve, në ndeshjen që zhvillohet pas tri ditësh ndaj Sllovenisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *